Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ Asllani në qendër të shakave, Turam nuk e lëshon mesfushorin mes të qeshurave! Interi argëtohet në Holandë

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Barazimi përballë Napolit në fundjavë, duket se nuk ka ulur aspak moralin në radhët e Interit. Të paktën kjo duket nga atmosfera mjaft e çliruar me të cilën zikaltrit janë paraqitur në Roterdam, ku kanë udhëtuar sot për ndeshje në Ligën e Kampioneve ndaj vendasve të Fejenord.

bandicam 2025-03-04 19-18-14-109

Pamjet e publikuara nga mediat italiane nga vizita në stadiumin ku do të luhet ndeshja këtë të mërkurë, tregojnë lojtarët e Interit duke u argëtuar në disa momente humori, me Kristjan Asllanin protagonist.

Turam është ai që mban nga krahët futbollistin pa e lëshuar mes protestave të tij, duke sjellë të qeshura te lojtarët e tjerë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

Teilen: