Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Asnjë shqiptar në fushë, Lacio e Sarrit triumfon ndaj Sasuolos

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sfida mes Sasuolos dhe Lacios mbylli siparin e ndeshjeve të Serisë A për sa i përket ditës së sotme. Skuadra e Sarrit arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 në këtë transfertë delikate, duke arkivuar 3 pikë të arta.  

Lacio festa

Vlen të theksohet fakti se Bajrami nuk ishte i disponueshëm për këtë duel, ndërkohë që Hysaj nuk u preferua duke e ndjekur sfidën nga stoli.  

GOLI I PARË: VIDEO

Të dy golat për Lacion u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Felipe Anderson, ai i cili në minutën e 28-të zhbllokoi takimin, ndërkohë që Luis Alberto shënoi golin e dytë në minutën e 35-të. 

GOLI I DYTË: VIDEO

Fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola. Ky ishte suksesi i katërt në 9 javë për kryeqytetasit e Sarrit, që janë pozicionuar në vendin e shtatë, ndërkohë që Sasuolo mban vendin e 13-të me 3 pikë më pak.   Në sfidën e radhës Lacio do të presë Fiorentinën, ndërsa Sasuolo luan në shtëpi ndaj Bolonjës.  

lacio 0-2

PANORAMASPORT.AL

Teilen: