Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ Aston Vila me një këmbë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, belgët shkatërrojnë gjithçka vetë në minutat e fundit

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Aston Vila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë me eliminim direkt në transfertë ndaj Klub Bryzh me shifrat 3-1.

bandicam 2025-03-04 20-23-57-107

Anglezët ishin favoritë në këtë duel përballë belgëve dhe gjetën shpejt golin e avantazhit me anë të Beili, por De Kyjper vendosi shpejt baraspeshën në rezultat. Më pas, vendasit rrezikuan disa herë portën e Emiliano Martinez, në një sfidë shumë të hapur dhe argëtuese.

Por në fund, shpërqendrimet i kushtuan shtrenjtë pasi brenda pak minutash një autogol i Meshele dhe penalltia e realizuar nga Asensio, i dhanë ekipit anglez një avantazh shumë të rëndësishëm që mund të mbrojë me qetësi në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

KLUB BRYZH-ASTON VILA 1-3
12′ De Kyjper / 3′ Beili, 83′ (ag) Meshele, 88′ (p) Asensio

Goli i Asensio (VIDEO)

Autogoli i Meshele (VIDEO)

Goli i De Kyjper (VIDEO)

Goli i Beili (VIDEO)

fghfhgfhghfgfghfgfghgh

PANORAMASPORT.AL

Teilen: