Lacio ka befasuar Atalantën duke e mposhtur me rezultatin 0-1. Golin e vetëm në transfertë e shënoi Isaksen.
3 pikë të arta në javën e 31-të për skuadrën e Hysajt. Tashmë janë vetëm 1 pikë larg Bolonjës që mbyll zonën Champions.
Në anën tjetër Atalanta i thotë lamtumirë titullit kampion. Diferenca 10 pikë, kur kanë mbetur 7 javë, mund të konsiderohet e parikuperueshme.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ATALANTA-LACIO 0-1
54′ Isaksen
Goli i Isaksen: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ATALANTA (3-4-3): Karneseki; Gjimshiti, Hien, Kolasinaç; Belanova, De Ron, Ederson, Zapakosta; Kuadrado, Retegui, Lukman.
Trajner: Xh. Gasperini
LACIO (4-2-3-1): Mandas; Lazari, Gigo, Gila, Nuno Tavaresh; Belahjan, Rovela; Tçauna, Dele-Bashiru, Zakanji; Dia.
Trajner: M. Barone
PANORAMASPORT.AL