Tuesday, 5. May 2026
Sport

VIDEO/ Atalanta “shkelmon” Milanin, zikaltërit e Bergamos eliminojnë kuqezinjtë nga Kupa e Italisë

GS 10/01/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta ka arritur të fitojë ndaj Milanit me përmbysje, me shifrat përfundimtare 1-2.

Leao ishte i pari ai që shënoi në këtë sfidë, ku në minutën e 45’ tundi rrjetën e Atalanta.

Ende pa mbaruar pjesa e parë, në shtesën e saj, Atalanta gjen barazimin në minutën e 47’ me Koopmeiners.

Në të dytën, ishte Atalanta ajo që gjen përsëri golin, dhe ishte përsëri Koopmeiners nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59’.

Milan largohet nga Kupa e Italisë, ndërsa Atalanta do të ndeshet në gjysmëfinale kundër Fiorentina./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Teilen: