• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Atalanta shkruan historinë me Gjimshitin kapiten, Lookman “shkërrmoq” i vetëm “Aspirinat” e Leverkusen

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim që ishim tifozë për kapitenin tonë. Atalanta e Berat Gjimshitit ka shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të mërkure, me “Bergamaskët” që mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke arritur të sigurojnë për herë të parë një trofe evropian dhe nuk mund të kishte nisje më të mbarë se trofeu i UEFA Europa League.

Protagonist absolut ishte padyshim “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili me tre golat e tij, në minutat 12’, 26’ e 75’ kapitulloi gjermanët e Xabi Alonso, duke ndalur marshimin e këtyre të fundit prej 51 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet dhe duke iu “rrëmbyer” nga duart trofeun prestigjioz të këtij kompeticioni, me “Aspirinat” që ishin padyshim favoritët absolut për triumfin.

Siç theksuam edhe më sipër, “La Dea” siguroi kështu për herë të parë në histori, një trofe evropian dhe e siguroi me shumë klas. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe kapiteni i Kombëtares dhe “Zikaltërve” të Atalanta, Berat Gjimshiti, i cili pas Marash Kumbullës bëhet “Legjionari” i dytë i këtij brezi futbollistësh së “Kuqezinjve”, që triumfon në “kontinentin e vjetër” me skuadrën e tij. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Ademola Lookman, 1-0

Goli i Ademola Lookman, 2-0

Goli i Ademola Lookman, 3-0

Next Post

Heroi i finales së Dublinit, Lookman: Jam shumë i lumtur, mendoja për këtë ditë sapo erdha tek Atalanta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.