Tuesday, 25. August 2026
Sport

VIDEO/ Atletico ‘stërvitet’ me Valladolidin, -2 pikë nga Barcelona

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Vjen fitorja e katërt radhazi për Atleticon e Madridit në La Liga, triumf që e çon skuadrën e Diego Simeones në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pas se Barcelona.

“Los Colchoneros” iu imponuan 0-5 Valladolidit, duke e dominuar takimin që në minutat e parë.

Valladolid – Atletico 0-5

Tre nga katër golat e skuadrës madrilene u shënuan në pjesën e parë dhe autorë ishin Lenglet, Alvarez dhe de Paul.

Në pjesën e dytë Atletico e uli pak ritmin, por, gjithsesi, e realizoi edhe golin e katërt me Griezmann dhe të pestin me Sorloth.

  

Teilen: