VIDEO/ Atletiko Madrid gabon përsëri, tre gola nuk i mjaftojnë për të mundur Getafen në shtëpi
Atletiko Madrid vazhdon të lëshojë pikë të rëndësishme në luftën për titull në La Liga dhe sot ka regjistruar rezultatin zhgënjyes të radhës teksa ka barazuar në shtëpi me shifrat 3-3 ndaj Getafes.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, edhe pse ishte me 10 lojtarë që në minutën e 38 të sfidës, gjeti avantazhin me Grizman në fundin e pjesës së parë. Miqtë barazuan me Majoral në fillimin e të dytës, por Morata e përsëri Grizman çcuan rezultatin në 3-1.
Megjithatë, në minutat e fundi, Getafe gjeti golin që shkurtoi diferencën në minutën e 86 me Rodriguez, kurse penalltia e Majoral në minutën e 93-të, solli barazimin përfundimtar 3-3 që mban Atletikon larg skuadrave të kreut.
GOLI I PARË I GRIZMAN (VIDEO)
GOLI I PARË I MAJORAL (VIDEO)
GOLI I MORATA (VIDEO)
GOLI I DYTË I GRIZMAN (VIDEO)
GOLI I RODRIGUEZ (VIDEO)
GOLI I DYTË I MAJORAL (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL