Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Atletiko Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, Betis shkëlqen me “manita” dhe kap zonën Champions

GS 25/04/2025 1 Min. Lesezeit

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 ndeshjet e vlefshme për javën e 33-të të La Ligës, që prodhuan plot 9 gola. 

atletikooo

Atletiko Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Rajo Vajekanon. Sorloth, Gallager dhe Alvarez ishin autorët e golave me bardhekuqtë. Me këtë triumf që ishte i 19-ti në La Liga, kryeqytetasit u ngjitën në kuotën e 66 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e Barcelonës. 

GOLAT E NDESHJES ATLETIKO – RAJO VAJEKANO

Fitore të artë 5 me 1 arriti edhe Betisi në shtëpi ndaj Valadolidit. Një sukses ky që e ngjit Betisin në vendin e 5-të, që këtë sezon të dërgon në Champions, duke parakaluar përkohësisht Vijarealin.  

GOLAT E NDESHJES BETI VALADOLID

PANORAMASPORT.AL

Teilen: