Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Atletiko Madrid rikthehet te triumfi, skuadra e Simeones fiton me përmbysje kundër Leganes

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Atletiko Madrid është rikthyer tek fitorja pas dy barazimeve në Liga duke përmbysur Leganen e vendit të 17-të. atletikoSfida u zhbllokua nga miqtë në minutën e 34-të nga Nejou dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka ndryshoi për skuadrën e Diego Simeones. 

Baraspesha u rikthye në të 69-ën me Sorlot dhe Grizman përmbysi shifrat në minutën e 81-të (VIDEO). Ndërsa sfida dukej se do të mbyllej me shifrat 2-1, Sorlot shënoi sërish në minutën e 100-të.

Me këtë fitore “Loc Colchoneros” mbeten në vendin e 3-të me 20 pikë, 4 më pak se Barcelona dhe Real Madridi. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: