Spanja u ngjit në majën e Europës të dielës, teksa në finalen e Euro 2024 mundi 2-1 Anglinë. Festa te iberikët, totalisht e ligjshme, teksa zgjati për ditë të tëra.
Kthimi i delegacionit, bashkë me lojtarët në tokën spanjolle ka sjellë një festë të madhe në rrugët e Madridit, një pritje mbretërore. Përkrahësit e përfaqësueses rrethuan autobusin e hapur, e më pas u mblodhën në sheshin Cibeles për të mirëpritur lojtarët në shtëpi.
Të besuarit e De La Fuentes zhvilluan një europian mjaft pozitiv, teksa ia dolën që të fitojnë të gjitha ndeshjet e mundshme.
PANORAMASPORT.AL