Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Aventura e Mesit në Amerikë vazhdon me çudira, sigurimi e shoqëron edhe në fushë

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Leo Mesi vendosi të largohej nga PSG duke firmosur në MLS me Inter Majemin, aty ku deri më tani ka arritur të jetë protagonist absolut me golat dhe me paraqitjet e tij. Por, veç formës së jashtëzakonshme të lojtarit, në sy bie edhe siguria që e rrethon yllin argjentinas.

MESI

Në ditët e para pasi mbërriti në Majemi, ai shoqërohej nga punonjës të shumtë sigurie teksa në çdo vend ishte vetëm njëri që i qëndronte shumë pranë. I njëjti person, është parë duke e shoqëruar edhe në stadium, madje edhe në fushë kur po luan.

Në ndeshjen e fundit, Mesi arriti të shënonte sërish dhe kur po priste shokët që të festonin golin, është parë i njëjti person duke e shoqëruar Mesin nga jashtë rrethimit të fushës. Personi në fjalë ka shkuat pranë flamurit këndor, për të qenë pranë lojtarit për çdo rast.

1 2

PANORAMASPORT.AL

Teilen: