• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Babai i Shpendit, “boks” në fushë, i ati i sulmuesit shqiptar shkakton skandal në Itali

08/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dihet që prindërit, sidomos ata shqiptarë, janë tepër të dhënë pas fëmijëve. Kjo është normale, por ndodh që e kalon cakun, madje jashtëzakonisht shumë. Kështu i ndodhi babait të njërit prej lojtarëve të rinj shqiptarë më premtues, dhe që luan në Serie B, në Itali.

Ky lojtar është Cristian Shpendi, vëllai binjak i Stiven Shpendit, që është tashmë në Serinë A. Me 10 gola e 3 asistë në 15 ndeshje në Serinë B për Cesena-n, Cristiani është i destinuar për një të ardhme të madhe, por këtë të diel provoi një tronditje të fortë.

Në përfundim të ndeshjes Cezena-Olbia, fituar 1-0 ndaj vendasit, babai i tij hyri në fushë dhe tepër i acaruar goditi me grusht portierin rival, Filippo Rinaldi, kjo për shkak se ky i fundit kishte ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj Shpendit duke e detyruar të dilte nga fusha, i dëmtuar në vetull.

Sipas mediave italiane, Cezena rrezikon një gjobë të madhe, ose një dënim të fushës, ose që të dyja ndëshkimet së bashku.

Ndërkaq, kujtojmë se skuadra e Shpendit është në vendin e parë në Grupin B të Serie C, por e rivalizuar nga Torres, ndërsa vetëm një ekip ngjitet direkt në Serie B, me të tjerat që do të luajnë plej of në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI VIDEON:

Next Post

Hazrollaj e lë Kosovën, do t’i bashkohet Shqipërisë U21?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.