Bajern Mynih ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit të kaluar, Bajer Leverkusenin.
Pasi e mundi me shfirat 3-0 në Mynih në ndeshjen e parë, ekipi i Kompani imponoi lojën e vet edhe në ndeshjen e kthimit përballë skuadrës së Çabi Alonsos, duke tentuar disa herë golin dhe duke e ia dalë ta gjente dy herë në pjesën e dytë me Kejn dhe Dejvis.
Kësisoj, me shfirat e përgjithshme 5-0, ekipi i Bajernit shkon i qetë përsëri mes 8 ekipeve më të mira të turneut, me statusin e një prej pretendenteve për të fituar trofeun.
BAJER LEVERKUSEN-BAJERN MYNIH 0-2
52′ Kejn, 71′ Dejvis
Goli i Dejvis (VIDEO)
Goli i Kejn (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL