Friday, 13. February 2026
Sport

VIDEO/ Bajerni e mbyll me fitore fazën përgatitore, mund me 4 gola skuadrën e njohur franceze

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Bajerni e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore për sezonin e ri, duke mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Monakos, e luajtur në një fushë neutrale.

sane

Sfida nisi mirë për ekipin nga principata duke gjetur golin me Minaminon në minutën e 29’. Gjithsesi nuk vonoi shumë teksa pas dy minutash Laimer vendosi baraspeshën. Në fundin e pjesës së parë erdhën dhe dy gola të tjerë nga Musiala dhe Gnabri.

Në pjesën e dytë Ben Jeder rihapi dhe njëherë takimin, teksa Sane e vulosi përfundimisht atë duke shënuar dhe golin e katërt për gjermanët.

Kështu Bajerni mbyll fazën përgatitore, teksa ndeshja e ardhshme do të jetë kundër RB Lajpcig në finalen e Superkupës, ndërsa Monako do të startojë kampionatin kundër skuadrës së Klermont.

REZULTATI:

BAJERN MYNIH 4-2 MONAKO (VIDEO)

Laimer 31’, Musiala 42’, Gnabri (P) 45+2’, Sane 69’ / Minamino 29’, Ben Jeder (P) 64’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: