Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Barazim dramatik dhe përplasje në derbin Everton-Liverpul, tifozët nuk përmbahen dhe futen në fushë

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Derbi dramatik ai mes Evertonit dhe Liverpulit, që u mbyll me shifrat 2 me 2. Fillimisht ishin vendasit që zhbllokuan shifrat me Beton, në minutën e 11-të, ndërkohë që Mek Alister në të 16-tën dhe Salah në 73 përmbysën gjithçka.

goli i barazimit

Kur u mendua se Liverpuli do të arkivonte 3 pikë në këtë duel, ishte Tarkovski ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 90+8, duke bërë që në stadium të shpërthente një festë e jashtëzakonshme, teksa tifozët vendas nuk u përmbajtën duke hyrë në fushë gjatë festimit të golit. 

Nuk mungoi as tensioni, me gjyqtarin që nxori nga xhepi 3 kartonë të kuq, Doukoure për vendasit dhe Xhons e trajneri Slot për Liverpulin. Me këtë barazim Liverpuli kryeson me 57 pikë, plot 7 më shumë se ndjekësit e Arsenal.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Teilen: