Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së Mbretit. Një duel spektakolar që i pati të gjitha, duke u mbyllur me shifrat 4 me 4.
Miqtë e Simeones, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 1 dhe 6, ndërkohë që katalanasit përmbysën gjithçka në fragmentin e parë të lojës, falë golave të Pedrit, Kubarsit dhe Martinez në minutat 19, 21 dhe 41. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 2, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë.
Në minutën e 74-t, ishte Levandovski, i cili u hodh nga stoli dhe ngriti rezultatin në 4 me 2. Kur u mendua që do të ishin katalanasit triumfatorët, miqtë nga Madridi, nuk u dorëzuan, duke shënuar dy gola me Jorenten dhe Sorloth në minutat 84 dhe 90+3, për të dalë nga kjo përballje me një barazim dramatik.
Dueli i kthimit do të luhet më 2 prill, në stadiumin e Atletikos.
FT BARCELONA – ATLETIKO MADRID 4-4
Pedri 19′, Kubarsi 21′, Martinez 41′, Levandovski 74′ / Alvarez 1′, Grizman 6′, Jorente 84′, Sorloth 90+3′
GOLI I SORLOTH: VIDEO
GOLI I JORENTE: VIDEO
GOLI I LEVANDOVSKIT: VIDEO
GOLI I MARTINEZ: VIDEO
GOLI I KUBARSIT: VIDEO
GOLI I PEDRIT: VIDEO
GOLI I GRIZMAN: VIDEO
GOLI I JULIAN ALVAREZ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL