Mark Kukureja ka bërë një gafë shumë të madhe në ndeshjen e sotme mes Totenhemit dhe Çelsit, pasi ka ngatërruar këpucët dhe gjatësinë e takave të tyre, si pasojë e të cilës i fali dy gola kundërshtarëve në minutat e parë të ndeshjes, duke u bërë objekt talljesh në rrjetet sociale.
Futbollisti spanjoll i Çelsit, nisi të rrëshqiste në terrenin e lagësht të stadiumit dhe që me herën e parë, i krijoi mundësinë vendasve të Totenhem që të sulmonin e shënonin me Solanke golin e avantazhit në minutën e 5-të. Pasi kaluan 5 minuta, skena u përsërit, këtë radhë me Kulusevskin i cili përfitoi nga rrëshqitja e Kukurejas, për të dyfishuar shifrat.
SHIH VIDEON
Lojtari vrapoi me shpejtësi i nervozuar drejt vijës anësore dhe doli jashtë duke flakur tutje këpucët e gabuara që kishte veshur, duke mbathur të tjerat me të cilat situata u përmirësua dhe pak minuta më vonë dha edhe asistin për golin që nisi përmbysjen 4-3 të Çelsit.
Pas ndeshjes, vetë lojtari postoi një foto të këpucëve që i kishte hedhur në koshin e plehrave.
PANORAMASPORT.AL