• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Belgjika ndalet nga Kazakistani, kualifikimi shtyhet për ndeshjen e fundit

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Belgjika u detyrua të presë edhe një ndeshje për të siguruar biletën e Botërorit 2026, pasi u ndal në një barazim 1-1 nga Kazakistani, që luajti për gati 10 minuta me një lojtar më pak dhe zgjati serinë pozitive në tri ndeshje.

Belgët e nisën fuqishëm takimin, duke kontrolluar lojën dhe duke kërkuar me ngulm avantazhin. Por vendasit treguan rrezik të madh në kundërsulme. Matz Sels u detyrua të bënte një superpritje ndaj Kenzhebek, por gabimi i Arthur Theate në prapavijë i dha mundësinë Satpayev të shënonte në shtyllën e afërt, duke çuar Kazakistanin në avantazh.

Kazakistan – Belgjikë 1-1

Belgjika reagoi, por Anarbekov ishte i pakalueshëm, duke ndalur Trossard, De Ketelaere dhe Castagne. Pjesa e parë u mbyll me vendasit në epërsi, të cilët vazhdonin të rrezikonin sa herë fitonin topin.

Në fraksionin e dytë, dominimi belg dha rezultat shpejt. Castagne harkoi saktë në zonën e vogël dhe Hans Vanaken barazoi me kokë. Nga ai moment, Belgjika kontrolloi plotësisht ndeshjen, por Anarbekov vazhdoi t’i shpëtonte vendasit me pritje të jashtëzakonshme, përfshirë një ndërhyrje të pabesueshme që shmangu autogolin e Alip.

Kazakistani u godit edhe më rëndë kur Chesnokov u ndëshkua me karton të kuq, por megjithatë portieri i tyre priti edhe një tjetër rast të pastër.

Barazimi do të thotë se Belgjika duhet të fitojë ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e fundit për të vulosur kualifikimin, ndërsa Kazakistani e mbyll fushatën me tetë pikë të merituara.

Next Post

Kosova kundër Sllovenisë me fanella të zeza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.