Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, e ka nisur me këmbën e duhur këtë sezon me Dinamon e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun. 27-vjeçari gjeti golin e dytë në ndeshjen e javës së katërt në kampionat, teksa shënoi golin e tretë në triumfin 4-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Gloria Buzau.
Selmani realizoi një gol vërtet special, teksa shkaktoi edhe të qeshura te një prej komentatorëve të televizionit rumun. Në rënie e sipër 27-vjeçari ka goditur me mjeshtëri duke e dërguar topin në cepin e portës.
Ky është sezoni i dytë i Selmanit me fanellën e Dinamo Bukureshtit.
PANORAMASPORT.AL