Thursday, 19. March 2026
Sport

VIDEO/ Beshiktash-Tirana mbyllet në mënyrë të çuditshme, plas grushti mes tifozëve turq

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Fitorja e Beshiktashit ndaj Tiranës me shifrat 3-1 duket se nuk ka kënaqur plotësisht tifozët e skuadrës  turke. Këta të fundit, në një moment të ndeshjes, nuk ngurruan edhe të vërshëllenin skuadrën e tyre, pasi ajo nuk po prodhonte shumë lojë sulmuese.

asdsaddsaasdsdasda

Dhe në fund, tifozët kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin. Në videon e mëposhtme, shihen momente  në fundin e ndeshjes së sotme, kur në “Vodafone Arena” të Stambollit u desh ndërhyrja e stjuardëve për të qetësuar situatën.

Dy grupe tifozësh filluan të përplasen me njëri-tjetrin në tribuna dhe u desh që stjuardët të ndërhynin për të qetësuar gjakrat para se gjithçka të përshkallëzohej më tej.


Nga Stambolli,
VJOSANA NOZLLAKU – PANORAMASPORT.AL

Teilen: