Saturday, 25. April 2026
Sport

VIDEO/ Bolonja e Tiago Motës nuk ndalet, mund Atalantën me përmbysje dhe blindon vendin e katërt në Serinë A

GS 03/03/2024 1 Min. Lesezeit

Bolonja ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot teksa ka mundur një rival direkt për një vend në Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Tiago Mota, ka triumfuar në një fushë shumë të vështirë si ajo e Atalantës, teksa ka mundur bergamaskët në shtëpi me rezultatin 2-1.

6a8999ae-e51a-4bb1-a419-0b56760b67ac

Lukman i dha avantazhin në pjesën e parë vendasve në radhët e të cilëve Gjimshiti ishte si zakonisht titullar. Por një ndërhyrje e gabuar e Kupmainers solli penalltinë me të cilën ZIrkze barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pak minuta më vonë, Ferguson shënoi golin që kaloi në avantazh miqtë.

Bolonja u rezistoi sulmeve vendase dhe mbylli ndeshjen kësisoj me një fitore 2-1, që e shkëput në vendin e katërt në renditjen e Serisë A, duke i dhënë një shtysë më shumë për javët e mbetura drejt një objektivi historik.

GOLI I LUKMAN (VIDEO)

GOLI I ZIRKZEE (VIDEO)

GOLI I FERGUSON (VIDEO)

sdfsdffdsfsdfsdsfdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL

Teilen: