Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Bolonja është bërë e frikshme! Shënon tre gola në transfertë dhe siguron finalen e Kupës që në ndeshjen e parë

GS 01/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Bolonjës është kthyer në një pretendente serioze jo vetëm për zonën Champions në Serinë A, por edhe për të fituar trofe në këtë edicion, me Kupën e Italisë që duket objektiv mëse i arritshëm. Skuadra e drejtuar nga Vinçenco Italiano ka dhënë provën sot duke mundur në takimin e parë gjysmëfinal në transfertë Empolin.

dfggfdfgdfgdgfddfg

Vendasit u munduan t’i rezistonin suleve të Bolonjës, por kjo e fundit ishte dukshëm superiore dhe shënoi që në pjesën e parë dy herë me Orsolinin e Dalinga.

Goli i tretë përballë skuadrës së Ismajlit, i lënë pushim për shkak të dëmtimit të pësuar me Kombëtaren, erdhi përsëri nga Dalinga në pjesën e dytë, duke vulosur një fitore që bën praktikisht të sigurt kalimin në finale të Bolonjës.

Goli i Orsolinit (VIDEO)

Goli i parë i Dalinga (VIDEO)

Goli i dytë i Dalinga (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: