Bolonja dhe Napoli nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 31-të të Serisë A. Një rezultat ky që i shkon përshtat edhe Interit me Juventusin. Diferenca mes kryesuesve zikaltër dhe skuadrës së Antonio Kontes, ka ngelur sërish 3 pikë, ndërkohë që po 1 pikë ka mbetur edhe diferenca mes Bolonjës së vendit të katërt dhe Juventusit të vendit të pestë.
Për sa i përket ndeshjes, Napoli kaloi i pari në avantazh në minutën e 18-të me Anguisa. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, Bolonja gjeti baraspeshën me Ndoje në minutën e 64-t. Minutat në vazhdim nuk prodhuan gola.
Në duelet e javës së ardhshme, Napoli do të përballet me Empolin, ndërkohë që Bolonja luan në transfertë ndaj Atalantës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL