Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ Bolonja mund Napolin në “Maradona”, parakalon Juventusin në renditjen e Serisë A

GS 11/05/2024 2 Min. Lesezeit

Bolonja ka treguar se e meriton plotësisht një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, teksa i ka dhënë leksion edhe Napolit në fushën e këtij të fundit. Skuadra kampione e edicionit të kaluar në Serinë A, ka dështuar përsëri para tifozëve të vet, duke treguar se ka pak lidhje me atë skuadër e cila mahniti me futbollin e saj.

b7946ad5-9e39-4502-a988-e70fb294ecb4

Tani këtë rol e ka marrë përsipër Bolonja e cila me gola të shpejtë të Ndoje dhe Posh, shënoi në minutat 9 dhe 12 për të vënë ndeshjen menjëherë nën kontroll. Politano kishte mundësinë të rihapte ndeshjen, por shpërdoroi penallti kur regjistrohej minuta e 21-të e takimit.

Napoli nuk ia doli të shënonte në pjesën e dytë dhe la fushën e lojës mes vërshëllimave të tifozëve të vet. Ndërkaq, Bolonja festoi 3 pikë që e ngjitin përkohësisht në vendin e tretë në renditje dhe që nesër mund të sjellin sigurinë matematikore të pranisë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

GOLI I NDOJE (VIDEO)

GOLI I POSH (VIDEO)

fdsfdssfdsfdsfdfsdsfdsdf

PANORAMSPORT.AL

Teilen: