Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë në “Air Albania”. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.
Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët.
Ndëshkohen kuqezinjtë (27′): në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1.
Festë në ‘Air Albania’ në minutën e 40’, një inkursion nga Nedim Bajrami në thellësi të zonës së Jordanisë, detyron një mbrojtës kundërshtar ta dërgonte topin në rrjetë: 1-1.
Pak çaste më vonë i afrohet golit Kristjan Asllani, por ndërhyen në pozicion një mbrojtës.
Vjen përmbysja në ‘Air Albania’, ku skenën këtë radhë e rrëmbën Armando Broja, që realizon me klas një supergol, pas asistit të dhënë nga Asllani, 2-1.


