Wednesday, 8. April 2026
Sport

VIDEO/ Çabi Alonso nuk i shpëton traditës, dush me birra në mes të konferencës

GS 14/04/2024 1 Min. Lesezeit

Nuk ka festë të titullit kampion në Gjermani pa birra dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as trajneri Çabi Alonso. Në fund të ndeshjes së fituar me shifrat 5-0 ndaj Verder Bremen që dekretoi titullin, ai ka festuar me skuadrën në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, por duke shmangur dushin me birra që u rezervohet zakonisht fituesve.

cabi alonso

Megjithatë, lojtarët gjetën momentin e duhur, atë të konferencës së zakonshëm për shtyp, për të çuar në fund traditën. Futbollistët hynë në sallë “të armatosur” më gota të mëdha me birra, duke “larë” spanjollin i cili iu bashkua më pas koreve festive të futbollistëve të tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: