Sunday, 15. March 2026
Sport

VIDEO/ Çdo fillim e ka një fund, Handanoviç largohet pas 11 vitesh nga Interi

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Samir Handanoviç është larguar nga Interi pas 11 vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.

Samir-Handanovic-2-scaled-e1629744302104

“Faleminderit Samir”, shkruhet në Twitter.

Nënshkrimi i portierit me zikaltërit daton në 9 korrik 2012, duke u shndërruar atë në një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.

“Gardiani” slloven ka veshur fanellën e skuadrës nga Milano 455 herë, duke arritur Ivan Ramiro Cordoba (455 ndeshje) në vendin e 10-të në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje me ekipin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: