Ndeshjet e sotme në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate të rëndësishme për të dy anët e tabelës së klasifikimit.
Çelsi ka siguruar fitoren e dytë radhazi me një triumf përballë Evertonit të Armando Brojës, të dënuar nga rregullorja për të mos luajtur përballë skuadrës që e ka dhënë huazim. Goli i Xhekson (SHIH VIDEON) i dha suksesin 1-0 londinezëve dhe i ktheu ata në vendin e pestë, që mjafton për të siguruar Ligën e kampioneve në edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, në vendin e tretë është ngjitur Njukasëll, i cili ka mposhtur 3-0 Ipsuiç dhe ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të pranisë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Njëkohësisht, ky rezultat i ka dhënë fund edhe luftës për mbijetesë në Premier Ligë, pasi Ipsuiçi u bë matematikisht skuadra e tretë që do të luajë në Championship në edicionin e ardhshëm, duke shuar çdo dilemë sa i përket pjesës së poshtme të klasifikimit që katër javë para fundit të sezonit.
REZULTATET
Çelsi-Everton 1-0
27’ Xhekson
Brajton-Uest Hem 3-2
13’ Ajan, 89’ Mitoma, 90’+2’ Baleba / 48’ Kudus, 83’ Suçek
Njukasëll-Ipsuiç 3-0
45’+4’ (p) Isak, 56’ Bërn, 80’ Osula
Sauthempton-Fullhem 1-2
14’ Stefens / 72’ Smith Rou, 90’+2’ Sesenjo
Ullvërhempton-Leister 3-0
33’ Kunja, 56’ Larsen, 85’ Gomes
PANORAMASPORT.AL