Tuesday, 10. March 2026
Sport

VIDEO/ Çelsi zyrtarizon një sulmues, rivali i Brojës firmos kontratën “e çmendur”

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Çelsi ka nisur merkaton me shumë vrull ku përveç largimeve të shumta që ka pasur në pak ditë, tashmë ka kohë edhe për afrime. Blutë e Londrës kanë siguruar shërbimet e sulmuesit senegalez, Nikolas Xhekson i cili ka firmosur edhe një kontratë të çmendur me Çelsin.

xhekson

22-vjeçari ka firmosur me blutë e Londrës një kontratë 8-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2031. Ka qenë vetë klubi londinez që e ka komunikuar kontratën afatgjatë, duke siguruar për shumë vite një sulmues që mund të udhëheqë skuadrën.

Sulmuesi është afrimi i dytë i Çelsit në këtë merkato pasi vetëm pak ditë më parë prezantoi edhe Kristofer Nkunkun, edhe ky një sulmues që rrit jo pak konkurrencën për Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares sonë që ka rinisur stërvitjen dhe shpreson të jetë gati për fillimin e sezonit.


View this post on Instagram

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: