Chelsea ruan ecurinë pozitive dhe trendin e fitoreve ndaj Brighton, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-2 në takimin e prapambetur nga java e 34-ët e Premier League.
Takimi u zhbllokua nga Palmer, që pas asistit të dhuruar nga Cucurella gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin miqve.
Goli i dytë i kësaj sfide u shënua nga Nkunku në minutën e 64’, duke vulosur takimin.
Me sfidën që ishte me rezultatin 0-2, në minutën e 88’ James u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Chelsea-n në pjesën e mbetur të takimit me 10 lojtarë.
Brighton e shfrytëzoi superioritetin numerik për të gjetur rrugën drejt rrjetës në minutë e 90+8′ me Welbeck, megjithatë në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.
Pas kësaj sfide Brighton renditet në vend të 10-të me 48 pikë, teksa Chelsea në vend të gjashtë me 60 pikë, duke u ngjitur momentalisht në zonën europiane./ h.ll/abcnews.al