Një gol në minutat shtesë i dha Fulhamit një fitore dramatike 2-1 ndaj Chelsea-t, në “Stamford Bridge”, në Premier League (PL), duke i dhënë fund serisë prej 12 ndeshjesh pa humbje të “Bluvë” në të gjitha garat.
Chelsea humbi mundësinë për të ushtruar presion ndaj Liverpool-it në krye të tabelës fundjavën e kaluar, duke barazuar 0-0 me Evertonin, ndeshje që i dha fund serisë së tyre prej tetë fitoresh radhazi. Megjithatë, ata mbetën në vendin e dytë dhe kishin shansin të ngushtonin diferencën në vetëm një pikë në këtë ndeshje, të paktën përkohësisht.
Cole Palmer, i njohur për ndikimin e tij vendimtar te Chelsea, hapi rezultatin rreth çerek ore pas fillimit të lojës, duke marrë topin shumë larg portës, ai kaloi dy mbrojtës dhe goditi në këndin e poshtëm nga kufiri i zonës.
Ky ishte goli i tij i 12-të në kampionat këtë sezon dhe i 26-ti në vitin 2024. Pavarësisht se ishte në disavantazh, Fulhami reagoi mirë, me Calvin Bassey që testoi Sánchez me një goditje të ulët, ndërsa vetëm një pritje e shkëlqyer nga Bernd Leno ndaloi Marc Cucurella-n të dyfishonte epërsinë përpara pjesës së parë.
Skuadra e Enzo Maresca-s e nisi pjesën e dytë në sulm, me Leno që ndali një goditje të Enzo Fernández-it me majën e gishtave, përpara se Levi Colëill të shënonte një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje. Fulham, megjithatë, u kundërpërgjigj me Alex Iëobi që goditi pjesën e jashtme të shtyllës dhe Antonee Robinson që detyroi Sánchez të bënte një ndërhyrje nga afër.
Në pjesën e dytë, Fulham-i tregoi dëshirë dhe uri për të luftuar dhe e meritoi barazimin kur ndeshja po i afrohej fundit. Një krosim nga Robinson u godit me kokë drejt portës nga Rodrigo Muniz, duke i dhënë mundësi zëvendësuesit Harry Ëilson të shënonte.
Kur dukej se pikët do të ndaheshin, Fulham-i dha goditjen përfundimtare në minutat e fundit, me Muniz që realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë për të siguruar fitoren e parë për miqtë në këtë stadium që nga viti 1979.
Kjo ishte një goditje e madhe për shpresat e Chelsea-t për titull, duke forcuar pretendimin e Maresca-s se skuadra e tij nuk është ende gati për të luftuar në majat e tabelës.
Nga ana tjetër, Fulham e meritoi plotësisht fitoren dhe tani ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në kampionat.
Rezultatet: