Tuesday, 24. March 2026
Sport

VIDEO/ “Çmendet” Arsenal, “topçinjtë” ndëshkojnë kundërshtarët 2 herë në 6 minuta

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Prej 26 minutash në “Emirates Stadium” të Londrës, “topçinjtë” e Arsenal po përballen me skuadrën e Nottingham Forest, në përballjen e parë të vlefshme për kampionatin anglez të futbollit, Premier League.

Duket se kaq minuta kanë mjaftuar për shënimin e golit të parë nga “topçinjtë”. Gjithçka nis nga këmbët e Gabriel Martinelli në krahun e majtë të fushës, i cili pasi driblon bukur kundërshtarët dërgon një pasim fantastik për Nketiah, i cili me një goditje potente mposht potierin Turner, duke e çuar rezultatin në 1 me 0. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 6 minuta më vonë “topçinjtë” kanë gjetur sërish rrugën e rrjetë kësaj here falë “fantazistit”, Bukayo Saka, duke e çuar rezultatin në 2 me 0.

SHIKONI GOLIN:

Goli i Eddie Nketiah, 1-0:

Goli i Bukayo Saka, 2-0:

Teilen: