Tuesday, 17. March 2026
Sport

VIDEO/ Çmenduri e Milinkoviç-Saviç në Arabinë Saudite, godet kundërshtarin dhe merr të kuq

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Sergej Milinkoviç-Saviç është kthyer brenda pak kohësh në një nga yjet e kampionatit të Arabisë Saudite, teksa po ndihmon skuadrën e Al Hilal që të bëjë paraqitje shumë të mira e cilësohet pretendente për titull në këtë sezon. Por ish-mesfushori i Lacios sot është bërë protagonist me një gjest antisportiv në ndeshjen që skuadra e tij fitoi me shifrat 4-0 ndaj Al Raed.

asdsdasdaasdsdadas

Kur rezultati ishte 3-0 për Al Hilal, Saviç u rrëzua në zonë pas një kontakti me një futbollist kundërshtar. Ai kërkoi penallti, mes protestave të lojtarëve rivalë të cilët iu kundërvunë menjëherë.

Mesfushori nuk duroi dhe shtyu duke e goditur edhe me kokë kundërshtarin që kishte përballë, për t’u ndëshkuar kësisoj me karton të kuq e mbyllur para kohe ndeshjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: