Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Çmenduritë nuk kanë fund të Amerikën e Jugut, policia peruane godet me shkopinj gome lojtarët e Venezuelës

GS 22/11/2023 2 Min. Lesezeit

Ndeshjet e fundit për eliminatoret e botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut janë shoqëruar me akte dhune në tribunat e stadiumeve. Duke ditur antagonizmin dhe rivalitetin mes dy shteteve, deri diku pritej përplasja mes tifozerive në ndeshjen Brazil-Argjentinë. Por e çuditshme ishte ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes Peru-Venezuela.

venezuela.jpg_1718483346

Takimi i zhvilluar në kryeqytetin peruan të Limas u mbyll në barazim 1-1, ku për Perunë shënoi Yotu, ndërsa për Venezuelën realizoi Savarino. Ajo që nddohi pas ndeshjes e la në hije produktin e fushës mes dy ekipeve, pasi policia peruane sulmoi në mënyrë të befasishme lojtarët e Venezuelës që kishin shkuar të përshëndeteshin te tribuna e tifozëve të tyre.

Pas vërshëllimës përfundimtare futbollistët e Venezuelës shkaun te tifozët e tyre për t’i duartrokitur dhe falënderuar, si dhe për t’u dhuruar fanellat e lojës. Por në mënyrë të befasishme, ku nuk kishte asnjë incident, policia peruane formoi një kordon për të parandaluar lojtarët të festonin afër me tifozët venezuelas. Menjëherë u u nxeh situata dhe pas shkëmbimit të fjalëve, policia u hodh në sulm duke goditur lojtarët e Venezuelës me shkopinj gome.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: