• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Çuni e Ibrahimovic ndëshkojnë “legjionarët”, Frosinone fiton me supergola ndaj Empoli-t

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Të rinjtë” mundin “të vjetrit”. Kjo është pasqyra e përballjes së javës së 11 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me skuadrën e Frosinone, që ka mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 “blutë” e Empoli.

Themi “të rinjtë”, pasi dy golat e vendasve në “Stadio Benito Stirpe” erdhën nga dyshja shqiptare Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic. I pari realizoi një “eurogol”, teksa në minutën e 58’ kap bukur në ajër një krisim të Ibrahimovic dhe me një finalizim prej “veterani”, me thembrën e tij mposht portierin Etrit Berisha.

Vetëm 16 minuta më von, “bomberi” me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic gjen vetë rrugën e rrjetës, duke mposhtur me një goditje potente “gardianin” e Kombëtares sonë, mirëpo pavarësisht 2 golave të Frosinone, miqtë gjithashtu arritën të gjenin golin e “nderit”, me “bomberin” Francesco Caputo, që shënon në minutën e 86’ për t’i dhënë një fije shprese skuadrës së Berishës e Ismjalit, por më kot pasi fati mbrëmjen e kësaj të hëne ishte në anën e të rinjve.

Falë këtyre 3 pikëve, skuadra e Frosinone ngjitet në kuotën e 15 pikëve duke u pozicionuar kështu në vendin e 11 të renditjes, 1 pikë më pak se “shqiponjat” e Lazio, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 19 të tabelës, me vetëm 7 pikë, pas 11 javëve të para të këtij sezoni. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Marvin Çunit, 1-0:

Goli i Arijon Ibrahimovic, 2-0:

Goli i Francesco Caputo, 2-1:

Next Post

LIVE TOTENHEM-ÇELSI/ Vendasit menjëherë në avantazh, Kulusevski tund rrjetën që në minutat e parë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.