Saturday, 25. April 2026
Sport

VIDEO/ Dajsinani bën për një moment mrekullinë, por minuta më pas Jordania gjen golin

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë në “Air Albania”. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.

Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët. 

Rasti i Dakut

Ndëshkohen kuqezinjtë (27′): në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1. 

Teilen: