Thursday, 9. April 2026
Sport

VIDEO/ Dalin pamjet e reja nga “El Clasico”, një tifoz u jep fund dyshimeve për “golin fantazmë”

GS 26/04/2024 1 Min. Lesezeit

Polemikat e “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës vështirë se do të shuhen së shpejti. Tifozët e shumtë kanë një javë që diskutojnë ende nëse ishte gol ai i shënuar nga Lamin Jamal dhe nëse topi kishte kaluar apo jo vijën e portës.

ddddfsdfs

Audiot e VAR-it që u bënë publike, theksojnë se gjyqtarët nuk kishin asnjë provë vizuale që topi ka kaluar plotësisht vijën. Por tani çdo dyshim e ka hequr videoja e një tifozi nga shkallët e stadiumit.

Në pamjet e bërë publike në rrjetet sociale, duket sikur topi ka kaluar plotësisht vijën fatale dhe se Lunin e devijon brenda portës sferën.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: