Kevin De Bryjn e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e tij të 100-të në radhët e Belgjikës. Kapiteni i përfaqësueses së drejtuar nga Domeniko Tedesko, ka shënuar sot gol në suksesin 2-0 në miqësoren ndaj Malit të ZI.
Në ndeshjen e parë përgatitore të belgëve para Euro 2024, De Bryhn gjeti rrjetën në minutat e fundit të pjesës së parë duke përfituar nga një largim i gabuar i portierit, teksa shënoi me një goditje nga distanca në portën e boshatisur.
Për të parë golin e dytë u deshën minuta shtesë në fund të ndeshjes kur Doku fitoi penallti dhe Trosard e ekzekutoi saktësisht, duke vulosur fitoren 2-0 të Belgjikës.
GOLI I DE BRYJN (VIDEO)
GOLI I TROSARD (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL