Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ De Ketelare bëhet hit duke kënduar këngën e Rihanës, Gasperini: Nëse luan futboll njëlloj do kemi probleme

GS 03/11/2023 2 Min. Lesezeit

Sharl De Ketelare është bërë protagonist në Itali që kur ka ndryshuar skuadër, duke kaluar nga Milani te Atalanta. Dhe me sa duket, protagonist jo vetëm në fushën e lojës. Në ditët e fundit, mesfushori belg, është bërë viral në rrjetet sociale me një video të publikuar nga shokët e tij të skuadrës, të cilët kishin organizuar një darkë së bashku.

Collage Maker-03-Nov-2023-06-33-PM-1364

Futbollist shfaqet aty duke kënduar me sa ka fuqi këngën hit të Rihanas, ”Umbrella”, pasi me sa duket, është një fans i zjarrtë i këngëtares. Video ka qarkulluar gjerësisht në rrjet, pasi në fakt prova e mesfushorit lë shumë për të dëshiruar.

Dhe për këtë temë ka folur sot me humor edhe trajneri i Atalantës, Xhampiero Gasperini, një ditë para ndeshjes së rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Interit.

“Nëse luan ashtu si këndon do të jetë problem”, tha duke qeshur trajneri, si për të lënë të kuptohet se De Ketelare bën mirë t’i kushtohet vetëm asaj që di të bëjë në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: