Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Debutim ëndrrash, 17-vjeçari i jep fitoren Barcelonës

GS 23/10/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal Atletico Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të La Liga.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga 17-vjeçari, i cili debutoi mbrëmjen e djeshme me ekipin e parë.
Në minutën e 80-të falë asistit të Joao Felix, Marc Guiu shënoi gol duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.

Pas këtij rezultati Barcelona e Xavit ngjitet në vendin e 3-të me 24 pikë, 1 më pak se Reali kryesues dhe Girona./ h.ll/abcnews.al

Teilen: