Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Debutim me fitore i Tramezanit, ish-ndihmësi i De Biazit merr 3 pikë të arta ndaj skuadrës së Zekiç

GS 10/02/2024 1 Min. Lesezeit

Paolo Tramezani ka debutuar me fitore te skuadra e Istrës në elitën e futbollit kroat. Ish-ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren shqiptare, arriti të merrte 3 pikë të arta në duelin ndaj Osijekut të Zoran Zekiç, në përballjen që u mbyll me shifrat 1-0. 

tramezani

Goli i ish-sulmuesit të Empolit, Ekong, në minutën e 43-të, vendosi këtë duel. Ashtu si Tramezani, edhe Ekong e kishte ndeshjen debutuese këtë me fanellën e Istrës. 

istra

Ndërkohë për sa i përket Osijekut të ish-trajnerit të Partizanit, atje aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Enis Çokaj, që e nisi këtë përballje si zëvendësues dhe u aktivizua në minutën e 61-të, por pa mundur të lerë gjurmë.  

Istra e Tramezanit mban vendin e parafundit në renditje me 21 pikë në 22 ndeshje, ndërkohë që Osijek është pozicionuar në vendin e katërt.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: