Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Dedikim i veçantë për nipin, Kristjan Asllani e uron me gol nga Gjeorgjia

GS 14/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani ka shënuar një gol të shkëlqyer në ndeshjen me Gjeorgjinë, që po fitohet 0 me 1 nga Shqipëria. Mesfushori shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 48-të me një goditje nga jashtëzone, ndërsa dhe festimi ishte i veçantë.

Edhe 100 Leo, shkruante në fanellën që Asllani tregoi pas golit që i dha avantazhin kuqezinjve në Tbilisi. Kujtojmë se goli i mungonte Shqipërisë prej dy ndeshjesh.

Teilen: