Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Dëmtimi i Mesit nuk përballohet nga tifozët e tij, braktisin stadiumin në pjesën e parë

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Inter Majemit dhe Torontos nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Mesin. pavarësisht se skuadra e tij fitoi me rezultatin 4-0, Mesi është i shqetësuar për shkak të një dëmtimi që pësoi në minutën e 39 të sfidës.

mesi

Një goditje në kyçin e këmbës, ka bërë që Mesi të largohet nga loja dhe së bashku me të, të largohen edhe me qindra tifozë. Në rrjetet sociale, janë shpërndarë video të shumta të tifozëve që largohen nga stadiumi, duke lënë vendet bosh për shkak se Mesi nuk do të luante më.

Në fund, skuadra ia shpërbleu yllit argjentinas duke fituar me rezultatin 4-0.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: