Taulant Seferi po fiton derbin e kuqezi njve në kampionatin turk përballë Rey Manajt. Jo vetëm kaq, sepse futbollisti I lindur në Kumanovë realizoi golin e parë të skuadrës së tij Bodrumspor, që po fiton 2-0 me Sivassporin.
Ishte minuta e 49-të e ndeshjes kur Seferi e dërgoi topin në rrjetë i asistuar nga Dimitrov. Në të 73-tën ishte pikërisht Dimitrov që thelloi epërsinë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas golit të dytë, Sivasspori luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Radakovic me karton të kuq.