Fitore e madhe e Romës në derbi. Në javën e 19-të të Serie A, skuadra e Ranierit mposhti Lazion me rezultatin 2-0 dhe ngushtoi diferencën në renditje, duke arritur në kuotën e 23 pikëve.
Në “Olimpico”, në pjesën e parë, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me një goditje të fortë të Pellegrinit (10′) nga kufiri i zonës dhe pak më vonë dyfishuan rezultatin në një kundërsulm me Saelemaekers (18′).
Në pjesën e dytë, bardhekaltrit rritën ritmin, sulmuan dhe reaguan, por Svilar ishte i vëmendshëm, ndërsa Tchaouna shpërdoroi një mundësi të mirë duke goditur traversën. Në kohën shtesë pati një gjysmë sherri në fushë dhe u ndëshkua me karton të kuq Castellanos pas një përplasjeje me Hummels.
Nuk mund të niste më mirë derbi i Romës për skuadrën verdhekuqe të udhëhequr nga Ranieri. Në minutën e 10-të, Lorenzo Pellegrini dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Saelemaekers, duke zhbllokuar rezultatin.
Vetëm gjashtë minuta me vonë, asistuesi në rastin e golit të parë, Saelemaekers, e dërgon vetë topin në rrjetë, pasi një depërtimi nga e djathta.