Friday, 10. April 2026
Sport

VIDEO/ Derbi i zjarrtë i kryeqytetit, përleshje masive mes tifozëve të Romës dhe Lacios

GS 06/04/2024 1 Min. Lesezeit

Një përleshje masive ka ndodhur para ndeshjes derbi mes Romës dhe Lacio, mes tifozëve të të dyja skuadrave. 

32N1NK0e

Përleshja ka ndodhur pranë stadiumit “Olimpiko”, ku janë përfshirë një grup prej rreth njëqind ultrasish të Romës dhe 200 të atyre të Lacios,  

Sipas mediave italiane, policia ka ndërhyrë për të ndarë dy grupet, duke përdorur edhe hedhjen e gazit lotsjellës. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar helmeta, të përdorura për maskim të mundshëm, shkopinj dhe kaçavida. Derbi është në rrezik shumë të lartë për incidente dhe në fakt qyteti është blinduar në zonën e stadiumit që prej mbrëmjes së djeshme. Roma dhe Lacio do të ndeshen në “Olimpiko” prej orës 18:00, në duelin e vlefshëm për javën e 31-të të Serisë A.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: