Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Dështim i papritur për Liverpulin, e eliminon nga Kupa FA skuadra më e dobët e kategorisë së dytë

GS 09/02/2025 1 Min. Lesezeit

Liverpuli i ka dhënë lamtumirën një objektivi prestigjioz për klubet elitare në Angli, Kupës FA. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot është eliminuar sot në ndeshjen përballë Plimuth, një ekipi të Championship.

sdffdsfdsdfsdsfsfdsfd

Ekipi i cili mbyll renditjen në kategorinë e dytë angleze, shfrytëzoi mungesat e shumta të Liverpulit që kishte përballuar këtë ndeshje me shumë të rinj dhe zgjedhje të dyta, për të mos lejuar të kuqtë që të rrezikonin portën e tyre.

Më pas, penalltia e Hardi në startin e pjesës së dytë u dha avantazhin (SHIH VIDEON), ndërsa ia dolën që t’u rezistonin deri në fund sulmeve të miqve për të siguruar këtë rezultat të bujshëm e për të kaluar në turin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: