• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Detaje interesante nga projekti i stadiumit të ri të Romës

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç e pati premtuar pronari i Romës, Dan Friedkin, ka hedhur një tjetër hap drejt ndërtimit të një stadiumi të ri, modern dhe tërësisht në dispozicion të klubit verdhekuq.

Këtë të mërkurë është prezantuar edhe projekti i Romës për impiantin e ri, gjatë një takimi të Ryan Friedkin me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit italian, teksa pritet që stadiumi i ri të ndërtohet brenda vitit 2027.

Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 55 mijë tifozësh, që mund të shkojë deri në 62 mijë në raste organizimi koncertesh dhe do të jetë nga më të mirët në Europë.

Gjithashtu risi do të jetë tribuna e “Curva Sud” tifo-grupit të organizuar të Romës, që do të jetë më e madhja në Europë, teksa ashtu siç Friedkin është shprehur, ky stadium do të jetë mishërim i pasionit të tifozerisë verdhekuqe.

Edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, ka folur me superlativa për impiantin e ri të klubit verdhekuq, duke mos e fshehur entuziazmin për një investim të tillë, që do t’i shtojë kryeqytetit italian një tjetër atraksion.

🏟️ Verso il nuovo stadio

📄 https://t.co/7a0IiInWD5#ASRoma pic.twitter.com/C9mNPE9aYG

— AS Roma (@OfficialASRoma) July 24, 2024

Next Post

Rritet vlera e “Legjionarit”, kartoni i Mitaj kushton 3.5 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.