Mesfushori Eduardo Kamavinga mund të humbasë finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës që zhvillohet në mbrëmje.Kjo për shkak se para përfundimit të seancës së fundit stërvitore të Real Madridit ai mori një goditje nga shoku i skuadrës Aurelie Çuameni. (VIDEO)
Kamavinga, i cili u dëgjua duke bërtitur pas incidentit, u shtri në fushë për disa momente në fushë dhe më pas u ngrit duke u larguar nga fusha i shoqëruar nga stafi mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e shokëve të skuadrës vazhdoi seancën stërvitore.
PANORAMASPORT.AL